Gjatë sezonit të verës duhet të kemi kujdes, pasi që gabimet që i bëjmë me anë te grimit mund të na bëjnë të ndihemi më të vjetra.

Me poshtë listojmë 5 gjëra me të cilat duhet të keni kujdes:

  1. Duhet të përdorni krem dielli pasi që ekspozimi i tepërt në diell kontribuon në krijimin e rrudhave.
  2. Duhet të përdorni kremin hidrant pasi që hidratimi i fytyrës është thelbësor, vetëm se duhet të gjeni kremin që i përshtatet lëkures suaj.
  3. Para aplikimit të sherkut preferohet aplikimi i bazës së grimit (primer) e pastaj duhet të zgjidhni produktet që janë rezistente ndaj ujit.
  4. Në fund tek buzët preferohet përdorimi i lapsit dhe jo buzëkuqit.
  5. Në fund vendosni sprejin e preferuar në mënyrë që grimi të zgjas sa më shumë. Keni kujdes gjithmonë duhet ta mbani sprejin 10 cm larg fytyrës.

Na shkruani në komente nëse ju kan ndihmuar këto këshilla si dhe përshtypjet tuaja.

Ndjehu princeshë!