Secila femër pëlqen ta ketë lëkurën e bukur, pa akne, pa rrudha dhe të lëmuar. Nëse dëshironi të arrini këto rezultate atëherë kemi disa sugjerime për maskat e duhura per ju.

Maskë nga Vaji i Ullirit. Para aplikimit pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj aplikojeni në fytyrë me lëvizje të buta dhe bëni masazh për 10-15 minuta. Kjo ndihmon që pamja e lëkurës tuaj të përmirësohet dhe të relaksohen muskujt që kanë tendencë për të shkaktuar rrudhat në fytyrë. Pas aplikimit të vajit e lini të veproj për 15 minuta dhe më pas fytyrën duhet ta fshini. Mund të aplikoni qdo ditë.

Maskë me Vaj Ulliri dhe Limon. Ndihmon lëkurën të ndriqoje dhe të largoj rrudhat. Në vajin e ullirit hedhni një lugë me lëng limoni dhe përzieni mirë. Më pas ngadale vendoseni në fytyrë dhe e lini të veproj për 15 minuta. Limoni përmban antioksidante që ndihmojnë në zvogëlimin e dëmtimit të lëkures që shkakton pika të errëta. Në fund e shpërlani me ujë të vakët.

Maskë me Banane. Ndihmon që lekura juaj të jetë më e lëmuar dhe me shkëlqim. Duhet ta shtypni bananën dhe t’i hedhni mjaltë, pastaj e përzieni mirë dhe më pas e apikoni në fytyrë. E lini të veproj për 15 minuta. Në fund e shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

Maskë me Kos. Kosi ndihmon në reduktimin e rrudhave, i parandalon ato, e largon lëkurën e vdekur dhe e ushqen atë. Për të përgaditur maskën nevojitet kosi dhe mjalta të cilat i përzieni mirë në një enë të vogël. Pastaj e aplikoni në fytyrë dhe e lini të qëndroj 30 minuta. Në fund e shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

Na shkruani në komente nëse ju ka ndihmuar kjo maskë si dhe përshtypjet tuaja.

Ndjehu princeshë!