Sherku konsiderohet si arma kryesore e bukurisë së femrave, pasi që falë tij mbulohen defektet në fytyrë, njollat, poret apo rrudhat. Është shumë me rëndësi zgjedhja e tonalitetit të duhur. Për të ju ndihmuar në zgjedhjen e nuancës së duhur, përcjellni hapat në vijim:

Gjeni se çfarë nuance të lëkurës keni

Para se të zgjedhni sherkun është mirë që gjithmonë të kontrolloni disa gjëra rreth lëkurës tuaj. Fillimisht, duhet të dini se qfarë nuance të lekurës keni.

Nuancat e lëkurës se njeriut ndahen në 3 lloje:

  1. Tonet e lekurës së ftohtë – lëkura juaj anon më shumë nga e kaltërta, e kuqja apo e pembja.
  2. Tonet e lekurës së ngrohtë – lëkura juaj ka më shumë tone ngjyre ari, të verdhë apo ngjyrë bezhe.
  3. Tonet e lekurës neutrale – lëkura juaj është kombinim i nuancës së ftohtë dhe të ngrohtë.

Për të ditur saktë se qfarë lëkure keni shikoni venat në dorë. Nëse ato duken të kaltërta atëherë lëkura juaj është e ftohtë, ndërsa nëse ato duken të gjelbërta atëherë lëkura juaj është e ngrohtë. Nëse keni të dy ngjyrat blu dhe te gjelbërt lëkura juaj është neutrale.

Për lëkurat e ftohta gjithmonë zgjidheni sherkun me tone të ngjyrës rozë apo ngjyrës së bardhë.

Për lëkurat e ngrohta zgjidheni sherkun me tone të ngjyrës ari dhe të verdhë.

Për lëkurat neutrale zgjidheni sherkun me tone të ngjyrës nude.

Testoni 2-3 ngjyra të sherkut

Zgjedhni sherkun me ngjyra që i afrohen tenit të lëkurës tuaj. Vendoseni në fytyrë dhe në qafë ku mund ta shihni se cili sherk përshtatet më shumë. Gjithmonë prisni maksimum 5 deri në 10 minuta sa të terret sherku, shkaku që shumica e sherkave oksidohen.

Zgjedheni sherkun e llojit të lekurës tuaj

Kur zgjoheni në mëngjes, vëreni gjendjen e lëkurës tuaj. Nëse lëkura juaj është normale ju mund të përdorni çdo lloj të sherkut. Në rast se lëkura juaj është e yndyrshme, atëherë këshillohet që të përdoret sherku matte dhe në fund një pudër pluhur për zonat e yndyrshme.

Nëse lëkura juaj është e thatë, ajo duhet që fillimisht të hidratohet dhe pastaj të zgjidhni një sherk me bazë uji në mënyrë që lëkura juaj të jetë më e butë.

Rastet kur lëkura është me akne dhe sensitive, duhet të qëndroni larg sherkave që kanë përmbajtje të parfumit sepse e acarojnë lëkurën.

Mos harroni: gjithmonë duhet të zgjedhni sherkun i cili ka SPF pasi që ju mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

Na shkruani në komente nëse ju kanë ndihmuar këto këshilla si dhe shkruani përshtypjet tuaja.

Ndjehu princeshë 👸

Cesha Beauty