Nëse keni problem me aplikimin e fondacionit tuaj për një pamje natyrale, mos u shqetësoni, është problem i zakonshëm.

Si të aplikoni sherkun në mënyrë të duhur?Për efekte sa më të mira, së pari ju duhet të përgatitni lëkurën tuaj për grim duke pastruar dhe aplikuar një hidratues. Ju gjithashtu mund të shtoni korrektor ose korrigjues.

Kur aplikoni sherkun, duhet të filloni me një sasi të vogël dhe ta aplikoni në qendër të fytyrës tuaj, duke u përzier nga jashtë. Sigurohuni që të zgjidhni hijen e përsosur, merrni kohën tuaj për ta aplikuar atë në mënyrën e duhur.

Përgaditja e lëkurës

Ju lutem ndiqni këto këshilla për aplikimin e sherkut:

  1. Lajeni fytyrën
    Pastrimi i lekurës suaj do të largojë papastertinë, vajin dhe çdo përberje të mëparshme. Sigurohuni që të zgjedhni një produkt të dizajnuar për llojin e lëkures tuaj. Zgjidhni një qumesht pastrimi për lekurën e ndjeshme pasi që këto kanë me pak ujë dhe më shumë përbërës ushqyes.
  2. Heqni shtresat e lëkurës
    Bëni një pastrim (exfoliate) që përmbanë acid hidroksid 2-3 herë në javë. Përveq kësaj, përdoreni një toner të fytyrës çdo ditë pas pastrimit të fytyrës suaj për ta mbajtur lëkurën të butë.
  3. Hidratoni lëkurën
    Aplikoni hidratues me një SPF prej 15 ose më lartë në lëkurën tuaj para se të aplikoni grimin. Kjo do të ndihmoj në mbrojtjen e lëkurës suaj nga rrezet e dëmshme të diellit. Nëse keni lëkurë të thatë, zgjidheni një krem të butë.
  4. Aplikoni bazën për grim (primer)
    Primeri zbutë sipërfaqen e lekurës suaj dhe minimizon pamjen e poreve. Gjithashtu, primeri lufton shkëlqimin e lëkures suaj dhe grimi qëndron më gjatë.
  5. Përdorni korrektor
    Para sherkut është mirë të përdoret korrektori, i cili shërben për të mbuluar qeskat e errëta nën sytë tuaj. Ekzistojnë shumë korrektor me ngjyra të ndryshme:
    1. Korrektori me ngjyrë të pembe (pink) korrigjon njollat e kaltërta që zakonisht gjenden në lëkurat me tone të hapura;
    2. Korrektori me ngjyrë portokalli korrigjon njollat e errëta në lëkurat që kanë tonet e mbyllura;
    3. Korrektori me ngjyrë të verdhë korrigjon njollat e purpurta;
    4. Korrektori me ngjyrë të gjelbërt e korrigjon lëkurën e kuqe.

Zgjedhja dhe aplikimi i sherkut

Pasi ta keni përgaditur lëkurën atëherë duhet të zgjedhni një sherk i cili përshtatet me llojin e lekurës suaj.

  1. Gjithmonë para se të aplikoni sherkun shkundeni mirë. Filloni me një masë të vogël, pasi që askush nuk dëshiron që ta ngarkoj fytyrën. Më së miri është të filloni me pak sherk që tani mund ta shtoni sikurse keni nevojë.
  2. Filloni në qendër të fytyrës tuaj dhe përhapeni sherkun drejt skajeve të fytyrës tuaj dhe qafës. Ju mund të përdorni gishtat, brushën ose një sungjer për ta përzirer sherkun. Pa marrë parasysh se çfarë zgjidhni, sherku duhet të shpërndahet butësisht, pa e fërkuar atë.
    1. Përdorni gishtat nëse dëshironi një mbulim të vogël të fytyrës.
    2. Përdorni brushën nëse dëshironi një mbulim mesatar të fytyrës.
    3. Përdorni sungjerin nëse dëshironi një mbulim të plotë të fytyrës. Sungjeri duhet të pastrohet rregullisht në mënyrë që të shmangeni grumbullimit të bakterieve.
    4. Përdorni korrektorin pas sherkut. Mbuloni ndonjë shenjë që keni në fytyrën tuaj.
    5. Në fund përdoreni një pudër e cila është e përshtatshme për lëkuren tuaj. Pudra ndihmon në përmirësimin e lëkurës që të mos ndihet si ngjitës dhe ndihmon që sherku të qëndroj më gjatë.

Na shkruani në komente nëse ju ka ndihmuar kjo maskë si dhe përshtypjet tuaja.

Ndjehu princeshë 👸